27-vjeçari nga Shkodra, godet me grusht policin e rrugores

471
Një 27-vjecar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në bulevardin “Gjergj Fishta” ka goditur me grushta një punonjës të Policisë Rrugore. Sipas policisë është ndaluar Emiliano Mrishaj, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me grushta, për shkak të detyrës, shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Specialist I menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.
Sigal