27 parcela kanabis zbulon policia në Krujë, asgjësohen 2013 rrënjë hashash

413
Në vijim të operacionit anti-kanabis të shtrirë në të gjithë vendin, në Krujë u asgjësuan sot 2013 bimë narkotike. Burime nga policia lokale bënë me dije se droga u gjet në fshatin Nikël, në faqen e malit Kurtcaj.
Mësohet se droga ishte mbjell në 27 parcela, në një lartësi 50-160 cm. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Sakaq, policia vijon punën për identifikimin dhe vënien në pranga të kultivuesve të drogës.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të tyre I kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Sigal