26 të plagosur nga shpërthimi i nje bombule gazi në një lokal në “Don Bosko”

63
Një bombul gazi ka shpërthyer në ambientet e një lokali në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet pasditen e së dielës.Mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur 26 të plagosur shpërthimi.6 prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin e Traumës. Teksa 3 janë dërguar tek reparti i djegie plastikës, pasi kishin djegie në fytyrë. 
Raportohet se 4 prej të plagosurve janë më rëndë, megjithatë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Të plagosurit, punonjës të biznesit dhe klientë, janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës.