23 vjeçari shqiptar, i dënuar për vjedhje me dhunë, ekstradohet nga Greqia

451
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye sot ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar: Gazmend Keta, 23 vjeç, lindur në Bulqizë/Mat. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin Nr.834, datë 24.09.2014, ka caktuar në ngarkim të dënuarit Keta, dënimin prej 3 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”.

Në mesnatën e datës 22.05.2013, rreth orës 24.00, i pandehuri Gazmend Keta, në bashkëpunim me E T, i kanë vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armëve të ftohta, në vëndin e quajtur “Diga e Liqenit Artificial” të Tiranës, shtetasve A.SH & S.S, sende me vlere qe kishin me vehte. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën/Greqi në datën 07.05.2015, shtetasi Gazmend Keta është arrestuar në qytetin e Selanikut, nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi në vendin tonë.
Sigal