200 policë në një aksion antidrogë, shumë shqiptarë në pranga

438
Një i operacion i madh antidrogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin italian.
Rreth 200 karabinierë të komandës provinciale të Romës, të ndihmuar edhe nga kolegët e Napolit e të mbështetur me helikopterë e njësitë e qenve, kanë nisur që në orë e para të mëngjesit një operacion në shkallë të gjerë të autorizuar nga gjykata e kryeqytetit italian me kërkesë të Drejtorisë Distriktuale Antimafia.
19 persona janë arrestuar, 16 prej të cilëve në qeli dhe tre me arrest shtëpie.
Midis tyre janë disa shqiptarë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale të lidhura me trafikun e kokainës, përdorimin e armëve, shpërndarje droge.
Dy prej tyre akuzohen edhe për dy plagosje të rënda me armë të tipit mafioz.
Sigal