20-vjeçarja nga Velipoja i jep fund jetës duke pirë fostoksinë, mister shkaqet

475
Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës në Velipojë, duke pirë fostoksinë. Mësohet se Matilda Prendi, është gjetur nga familjarët e saj në gjendje të rëndë në banesë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.
20-vjeçarja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme duke mos i mbijetuar helmimit.

Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës.
Sakaq, policia po merr në pyetje familjarët e saj, për të hedhur kështu dritë mbi ngjarjen.
Sigal