20 kg drogë të fshehura në pasqyrë, arrestohet drejtuesi i autobusit

455
Policia ka mundur të sekuestrojë në portin e Durrësit një sasi prej 20 kg kanabis sativa, dhe ka arrestuar një 57-vjeçar si posedues të saj. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Neshet Alushi nga Vlora, drejtues i autobusit ku u gjet droga, është arrestuar. Sasia e lëndës narkotike prej 20 kg është gjetur në pjesën e bagazhit,në pjesën e pasme të një pasqyre. Për këtë është shpallur në kërkim një 32-vjeçar nga Vlora, si posedues i bagazheve ku gjet droga. Hetimet e mëtejshme do të vijohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda.
Sigal