2 të plagosur në një aksident në aksin Krane-Qafë Botë

513
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor. Ngjarja në fjalë ndodhi mbasditen e sotme në aksin Krane-Qafë Botë të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një Wolkswagen me një Hyndai. Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i dy të aksidentuarve.
Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e aksidentit dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Sigal