2 italianë kapen në Otranto me 400 kg marijuanë, e kishin blerë në Shqipëri

456
Guardia di Finanza ka vënë në pranga 2 shtetas italianë, të cilët transportonin me skaf një sasi prej 400 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë me vlerë rreth 4 mln euro. Arrestimi i dy italianëve, 51 dhe 60 vjeç, me precedentë të mëparshëm në trafikun e drogës, është bërë i mundur në afërsi të Kanalit të Otrantos. Nga hetimet e para dyshohet se lënda narkotike ishte blerë që Shqipëri dhe synohej të trafikohej në shtetin italian.
Sigal