2 drejtues teknik në pranga, pas vdekjes së minatorit në pension

65
BULQIZE – Vdekja e minatorit 60-vjeçar në pension, ka çuar në pranga drejtuesin teknik të kompanisë Kever sh.p.k dhe përgjegjësin e galerisë D të minierës së Bulqizës ku humbi jetën Izet Keta.
Policia arrestoi Selim Daçin dhe Ylli Zogun me detyrë Drejtues teknik dhe përgjegjës sektori në minierën e Bulqizës ku humbi jetën minatori dhe mbeti i plagosur një tjetër koleg i tij.
Ka qenë shpërthimi i një pajisje fleksi, mjet që shërben për prerjen e tarialeve të ndryshme që ka shkaktuar aksidentin tragjik në minierën e Bulqizës që administrohet nga kompania “Kevger sh.p.k”.
Si pasojë e shpërthimit ndërroi jetë në vend 60-vjeçari Izet Keta dhe mbeti i plagosur rëndë kolegu i tij Agron Daxha 50 vjeç.
Familja Keta ka hapur dyert e mortit për vdekjen e kryefamiljarit, i cili ndonëse prej pesë vitesh ishte ne pension vijonte të punonte në minierë.
Keta nuk kishte hequr dorë nga pensioni e për pasoje ai punonte në të zezë pranë kompanisë “Kevger sh.p.k”