18 vjet burg për vrasësin e bariut në Ersekë

509
Gjykata e Korçës dënoi me 18 vjet burg 54-vjeçarin Abaz Isai, i cili vrau me armë zjarri 25- vjeçarin nga Erseka Mario Laho. Prokuroria e cilësoi Abazin fajtor për veprat penale të vrasjes me dashje të të riut dhe armëmbajtje pa leje, duke kërkuar dënimin e tij me 27 vite burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, prej të cilit Abazi përfitoi uljen e 1/3 se dënimit, gjykata caktoi dënimin përfundimtar me 18 vite burg. Abaz Isai në korrik të vitit të kaluar vrau pas një konflikti për kullotat bariun Mario Laho. Pas ngjarjes 54- vjeçari qëndroi i fshehur për disa ditë në malin e Gramozit dhe u dorëzua pas negociatave të policisë se bashku me armën e krimit.
Sigal