18-vjeçarin e përplas makina në ‘Don Bosko’, ndalohet shoferja

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në orën 11:59, në rrugën e “Don Boskos”. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasja me inicialet M.F ka përplasur me mjetin e saj tip “Wolksvagen” adoleshentin me inicialet A.N.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”. Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Wolksvagen”, me drejtuese shtetasen M. F.

Shtetasi i aksidentuar ka qenë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Wolsvagen”. Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore. Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.