170 fidanë kanabis, arrestohet 26-vjeçari në Pukë

479
Sigal

Gjatë ditës së sotme në prangat e Policisë së Pukës ka rënë një 26-vjeçar me iniciale G.M pasi është kapur me fidanë kanabis.

Sipas policisë të riut gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa

Njoftimi i policisë:

Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet nga policia një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkoitke.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër,
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.