17 të arrestuar për terrorizëm në Itali, mes tyre dhe kosovari Eldin Hoxha

580
Policia italiane në bashkëpumin me autoritet gjyqësore e policore të vendeve europiane e koordinuar nga agjencia e Bashkimit Europian Eurojust, ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “JWEB”.
Me urdhër të Prokurorisë së Romës 17 persona janë arrestuar në Itali Britaninë e Madhe, Norvegji e Finlandë me akuzën e pjesëmarrjes në organizim për qëllim terrorizmi ndërkombëtar
Ndër 17 personat e arrestuar, që nuk janë me nënshtetësi italiane është dhe kosovari Eldin Hoxha (ne foto)
Bashkë me të janë arrestuar në territorin italian dhe 6 personat të tjerë, Abdul Rahman Nauroz, Hama Mahmoud Kaml, Abdula Salih Ali, Hasan Saman Jalal, Mohamad Fatah Goran e Jamal Ibrahim.
Sipas hetimeve kjo celulë xhihadiste po përgatiste atentatet terrorriste në territorin italian. Në konferencën për shtyp u informua se hetimet e operacionit Jëeb kanë nisur qysh në vitin 2010 me identifikimin e web sitit xhihadist www.jarchive.info i drejtuar nga Mulla Krekar.
Ky sit i njohur si “Rawti Shax” o “Didi Nwe”, synonte krijimin e një gjenerate të re xhihadiste kryesisht nga diaspora kurde në Europë, duke u shndërruar në një universitet virtual ne rekrutimin e personave të rinnj e në projektimin e atentateve terroriste në Norvegji, Itali e përgjithsisht në Europë.
Me fillimin e luftës në Siri, celula terroriste “Raëti Shax” u kthye në një rrjet rekrutimi luftëtarësh për Luftën e Shenjtë. Mes tyre dhe kosovari Eldin Hoxha të cilit iu financua udhëtimi drejt Sirisë.
Sigal