16-vjeçari vetëvritet me armë zjarri

479
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maliq, ku një 16-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij. Sipas të dhënave paraprake nga ana e policisë bëhet fjalë për 16-vjçarin E.P, i cili është gjetur i pajetë në një nga dhomat e shtëpisë, nga gjyshi i tij, ndërsa mendohet që arsyet që e kanë çuar adoleshentin drejt këtij fundi tragjik lidhen me gjendjen e tij të rënduar psikologjike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga vetvrasja me armë zjarri.
Sigal