16-vjeçaren shqiptare e shtyp treni në Itali, policia: Vdekja misterioze, pistat ku po hetojmë

564
Plot mister është shoqëruar vdekja e një 16-vjeçareje shqiptare në Itali, e cila u shtyp nga treni. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasdite në Pordenone.
‘Il Gazzettino’ shkruan se vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, ishte duke ecur përgjatë shinave të trenit, ndërsa një prej tyre e ka marrë para. Ndonëse nuk dihet qartë se si ka ndodhur ngjarja, dyshimet më të mëdha janë se ajo mund të jetë vëtëvrarë.
Por, nga ana tjetër nuk përjashtohen edhe pistat e tjera. Po ashtu, mediat italiane raportojnë se vajza nuk kishte as biletë, dhe nuk kishte lënë as ndonjë mesazh apo letër, ndërsa askush nuk e pa se si ndodhi ngjarja përveç makinistit. Ndërkohë, makinisti deklaroi për policinë se nuk mundi të frenonte dot në kohë, pasi vajza i doli para trenit krejt papritur. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Sigal