15 të dënuar në burgun e Drenovës në grevë urie

172
15 të dënuar të burgut të Drenovës, në Korçë, kanë hyrë në grevë urie. Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe kërkojnë rigjykim të çështjeve. Kërkesa ka të bëjë me faktin se neni me të cilin janë dënuar është shfuqizuar si antikushtetues. Me kërkesë të gjykatës së Apelit të Vlorës, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin që i dënonte mbi 7 vjet personat që kapeshin me armë pa leje, sipas ndryshimit ligjor në Kodin Penal, të propozuar nga Ministria e Brendshme dhe të miratuar në parlament. Por pavarësisht shpalljes së tij si antikushtetues, dënimet e dhënë bazuar në këtë nen nuk kanë ndryshuar. Avokatët mbrojtës të të burgosurve thonë se me ligjin që ka mbetur në fuqi, ata e kanë kryer dënimin dhe duhet të lirohen. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pritet një vendim e Gjykatës së Lartë për mënyrën si do të trajtohen të dënuarit me ligjin e shfuqizuar.