15 persona shoqëron policia, për grabitjen me shotgan të supermarketit në Lezhë

430
Policia e Lezhës shoqëroi 15 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me grabitjen e supermarketit të ndodhur pasditen e 15 janarit 2016, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Ajo që u duk në fillim si një kontroll policor të punonjësve të një supermarketi në aksin rrugor Lezhë-Laç, rezultoi grabitje. Ngjarja u shënua rreth orës 18:00.
Pesë përsona të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të armatosur me pistoleta dhe shotgan nën kërcënimin e armëve moren xhiron e ditës si dhe 5 koli cigaresh brenda marketit.
Më pas ata u larguan me një autoveturë ngjyrë të bardhë e cila dyshohet se është një renault magan.
Momenti i largimit të tyre është kapur nga kamerat e sigurisë të një karburanti që ndodhej pak metra larg supermarketit por targat e mjetit nuk është mundur që të identifikohen menjëherë.
Punonjësit e supermarketit kanë deponuar tek policia që mbërriti pas njoftimit që bënë pronarët e tyre se grabitesit kanë ardhur befasisht dhe i kanë futur të gjithë brenda, madje njërin prej tyre e kanë goditur në fytyre.
Nga vezhgimi që u është bërë kamerave të karburantit ka rezultuar se fillimisht grabitesit janë futur me dritat e mjetit të fikura në parkingun e marketit në mënyrë që të mos shiheshin nga askush.
Në momentin e parë gjithçka është dukur si kontroll policor. Veshja ishte e ngjashme me ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe mbi kokat e 3 punonjesve të marketit janë vendosur menjëherë shotganet dhe u është kërkuar që të mos lëvizin.
Të terrorizuar, punonjësit e marketit u janë bindur grabitësve që mbanin edhe maska në kokë, duke mos ju bërë rezistencë.
Pasi kanë marrë lekët e xhiros ditore e cila mendohet të ketë qenë 20 milion lekë të vjetra, grabitësit kanë detyruar punonjësit e marketit që të fusin në autoveturen e tyre edhe 5 koli me cigare. Policia ngriti disa postoblloqe në rruget që lidhin Lezhen me Laçin por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve të ngjarjes.
Sigal