14 goditje me thikë, vdes adoleshenti shqiptar në Londër

432
Një adoleshent shqiptar është viktima e 14 e të rinjve të vrarë me thikë në kryeqytetin e Londrës për këtë vit.
I riu i identifikuar nga mediat britanike si Vaso Kako mbeti i vrarë më 23 nëntor 2015 në një nga lagjet në veri të Londrës.
Kalimtarët u përpoqën t’i japin ndihmë adoleshentit por plagët ishin të rënda dhe humbi jetën gjysëm orë pas krimit.
“Nuk dimë se kush donte ta vriste. Ai ishte një djalë shumë i mirë”, ka thënë Amiliano, vëllai i 17 vjeçarit raporton Evening Standard.
Familja bën apel për të gjetur autorët e vrasjes së djalit të tyre.
Sulmi ndodhi një javë pasi një tjetër adoleshent 15 vjeçar u vra me thikë në juglindje të Londrës.
Vaso është adoleshenti i 14-të i cili gjen vdekjen në kryeqytetin britanik këtë vit.
Një oficer policie u bëri apel qytetarëve për të mbështetur hetimet por dhe për të ndihmuar që të ndalohen këto sulme me thikë që deri sot i morën jetën 14 të rinjve.
Sigal