13-vjeçari humb kontrollin e mjetit, në gjendje të rëndë

529
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Burrel-Klos, ku një 13 vjeçar teksa ka qenë duke drejtuar makinën ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Nga se bëhet e ditur paraprakisht, 13-vjeçari Xh.M ka qenë i vetëm në timon kur ka pësuar aksidentin, ndërsa është në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ai pritet që të transportohet për Tiranë për në spitalin e traumës.
Sigal