Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash.
Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa thekohet se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.
Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku.
“Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam.
Lajmi u publikua ditën e sotme nga frika e dekonspirimit.
Sipas medias holandeze, nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera https://www.nrc.nl/nieuws/2019/10/01/politie-vindt-bijna-13-miljoen-euro-in-groot-drugsonderzoek-a3975218