12-vjeçari ngjitet tek Piramida, rrëshqet dhe rrëzohet brenda saj

402
Një fëmijë ka rrëshqitur teksa është ngjitur tek Piramida dhe për pasojë ka përfunduar brenda saj. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një anë të Piramidës, ndërsa fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi nuk ka marrë dëmtime të rënda. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e fëmijës dhe transportimin e tij për në spital. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa fëmija mendohet të jetë rreth 12 vjeç.
Sigal