100 mijë lekë për mbylljen e një çështje, arrestohet specialisti i krimeve në Librazhd

158
Arrestohet për korrupsion pasiv specialisti i krimeve në Komisariatin e Librazhdit, Nënkomisar Kol Zaja.
Ndalimi i 40-vjeçarit u bë Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MPB rreth orës 15:45 të ditës së sotme.
Sipas SHÇBA “ Zaja akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në njoftimin për mediat, sqarohet se në datë 28 gusht 2015 në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore Kol Zaja ka administruar një kallëzim penal, depozituar nga një shtetase.
Pas kësaj, punonjësi i policisë Zaja ka kryer shpalljen në kërkim policor të shtetasit M.B, i cili kur është njohur me faktin, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Librazhd.
SHÇBA deklaron se “Specialisti i Krimeve Kol Zaja i ka premtuar shtetasit të kallëzuar se do ta hiqte nga kërkimi policor, nuk do ta arrestonte dhe se do të ndërhynte në Prokurori për t’i mbyllur çështjen në ngarkim të tij, në këmbim të shumës prej 100.000 lekësh”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40-vjeçarin, masë e cila e ekzekutua sot me arrestimin e tij.