10 prokurorë nën hetim, zbulohen dy emrat që morën përsipër çështjen Shullazi

727
Sigal

Është caktuar grupi i prokurorëve që kanë marrë në shqyrtim çështjen e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqjat, Endrit Zela dhe Blerim Shullazit.

Emrat e prokurorëve do të bëhen të ditur në seancën e ardhshme gjyqësore, e cila parashikohet të mbahet në datën 25 shtator. Duket se refuzimi i vazhdueshëm i prokurorëve dhe frika nga ndonjë shantazh i mundshëm ka bërë që emrat të  mos bëhen të ditur për mediat.

Ndërkohë mësohet se se dy prokurorët janë: Donika Prela, e cila do të jetë drejtuese dhe Gentian Osmani, relator i çështjes.

Jo më larg se dje, kryeprokurorja Arta Arta ka urdhëruar hetim disiplinor ndaj prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.

Kryeprokurorja këtë vendim e ka marrë pas ngjarjes së  fundit të datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Sipas urdhrit të Marku prokurorët që do të përfshihen në këtë hetim janë; Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela, Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.