1 të vrarë dhe 3 të plagosur në ish-Bllok, shkak i sherrit Elvana Gjata

896
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për një këngëtaren e njohur Elvana Gjatën. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Deri në këto momente, policia nuk ka nxjerrë detaje për ngjarjen përveç një njoftimi të shkurtër pak minuta pas ngjarjes mbrëmjen e kaluar.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.

Autori i vrasjes emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve është ekspert i përdorimit të armëve.

Në orët në vijim pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar për ngjarjen.

Gjithashtu policia ka sekuestruar në ambientet e Kopshtit Botanik një mjet motorik që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut.

Mjeti motorik i sekuestruar dyshohet se ka transportuar personin që kreu atentatin në ambientet e jashtme të lokalit, dhe ende nuk ka burime të sigurta nëse në ngjarje ka qenë një apo më shumë autorë. Derimë tani ka rreth 20 persona të shoqëruar.

Nga atentati mbetën të plagosur Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një i tretë, ende i paidentifikuar.