1 i vrarë dhe 2 të plagosur në autostradën Fier-Lushnje

496
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën Fier-Lushnje. Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në vendin e quajtur “Mulliri i Vjetër”
Ndërkohë pranë vendit të ngjarjes janë gjetur edhe dy makina të djegura, njëra prej të cilave dyshohet se mund të jetë e autorëve.
Në vendin ku ka ndodhur ngjarja ndodhet edhe një ambulancë që po transporton trupin e viktimës.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Nuk ka asnjë informacion për viktimën, të plagosurit apo autorët.
Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Sigal