1 djalë i vdekur, 1 tjetër i plagosur, bilanci i një vrasje te Fresku

77
Një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës rreth orës 14:00 një një restorant në fshatin Linzë.
Sipas policisë “në një restorant janë dëgjuar të shtëna dhe më pas është konstatuar se ka mbetur i vrarë personi me iniciale E.M, ndërsa një person tjetër kishte mbetur i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.”
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit .