1.6 ton drogë drejt Greqisë/ Kapet një tjetër shqiptar, zbardhet dëshmia në polici

490
Policia greke pas një operacioni të zhvilluar në Dagni ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, që rezulton të jetë pjesë e grupit që trafikoi me gomone nga Shqipëria në shtetin helen 1.6 ton marijuanë më 24 nëntor.

Me arrestimin e fundit shkon në 12 numri i të arrestuarve, mes të cilëve 7 shqiptarë, 2 grekë, 2 italianë dhe 1 bullgar.

29-vjeçari që u arrestua tani, mësohet të ketë thënë në polici: “Erdha në Greqi me porosi te Spiro Kardamis. Do çoja një gomone nga Greqia në Itali për servis. Nuk kam lidhje me drogën

6 te tjeret e arrestuar më parë janë:
1. Emiliano Selamet Kalaj, 31-vjec, skafist, banues ne lagjen “24 Maji”, Vlore, i arrestuar ne Vlore me 16 shtator 2013 per vjedhje.
2. Ervis Kosta Caushi, skafist, me origjine nga Permeti, banues ne Athine familjarisht
3. Bledar Zini Kenaj, 41-vjec, nga Lushnja, i arrestuar ne 21 prill 2013 ne aksin Fier-Lushnje vendi quajtur Saver pasi aksidentoi me vdekje nje kembesor
4. Eklajd Pellumb Belina, 31-vjec, banues ne rrugen “Artis”, lagjia “Haidari”, Athine
5. Ermal Memo Likaj, banues ne Athine
6. Arban Lefter Baxheri, 32-vjec, lindur ne Sarande dhe banues perkohesisht ne Athine. I plagosur ne gusht 2017 nga 3 persona prane baneses se tij ne Sarande. Aktualisht ne ndjekje penale nga Prokuroria e Sarandes per plagosjen e nje prej agresoreve te tij gjate ngjarjes se gushtit
Sigal