​Prizren/ Djali qëllon me armë babain

1176
Në fshatin Petrovë të Prizrenit pas një mosmarrëveshje ndërmjet babait dhe të birit, ky i fundit ka kanosur me armë babain. Policia thotë se e ka pranuar informatën përmes një thirrje anonime. Pas nisjes së hetimeve policia ka kuptuar se djali posedon një armë të llojit pistoletë me leje për ta poseduar në shtëpi e jo për ta bartë me vete. Në komunikatën për media thuhet se Policia e ka gjetur të dyshuarin dhe në veturën e tij e ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën me pesë fishekë të kalibrit 9X19mm. Ndërkaq një armë gjahu me 25 fishekë të kalibrit 12mm është sekuestruar në fshatin Zhur, pasi i dyshuari e kishte lenë në shtëpinë e një shoku të tij. Policia thotë se pas intervistës, në prani të avokatit mbrojtës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Sigal