Rreth Nesh

Gazeta “Telegraf” si pjesë e kompanisë së ndërtimit “Hekla”, është një e përditshme e pavarur e cila doli në botim për herë të parë në 28 Nëntor 2005 me iniciativën e botuesit të saj z. Agim ÇIRAKU. Gjatë këtyre viteve puna e palodhur e gazetarëve, korrespondentëve, stafit mbështetës si dhe drejtuesit të saj z.Engjëll MUSAI, ka bërë të mundur, që Gazeta Telegraf” të jetë e preferuara e të gjithë shtresave të popullsisë, të cilat gjejnë vehten në faqet e saj.

Në përmbajtjen e saj gjendet një gamë e gjerë informacionesh që fokusohet kryesisht në politikën e ditës, por ku nuk mungojnë informacionet e ndryshme duke filluar tek aktualiteti, problemeve sociale, informacionet rreth ngjarjeve në rajonin tonë dhe më gjerë dhe duke kaluar tek ngjarjet më të rëndësishme të kulturës, spektaklit e gjithashtu atyre sportive. Të veçantat e gazetës sonë janë të shumta, duke përmendur këtu prezencën në çdo ditë të një suplementi që varion nga 1 deri ne disa faqe ku mund të përmendim:

  • Ditën e hënë me “Pena Shqiptare” & “Drejtësia Shqiptare”
  • Ditën e martë me “Dritarja e Intelektualit” & “Emigracioni shqiptar”
  • Ditën e mërkurë me “Femra shqiptare”
  • Ditën e enjte me “Ligjet e Jetës”
  • Ditën e premte me “Psikologjia në Telegraf”
  • Ditën e shtunë me “Mjeku në Familje”

Për të qenë sa më afër me publikun që na lexon dhe “Fillon ditën me Gazetën “Telegraf”, jemi prezent në tregun e medias së shkruar në të gjithë pikat e shitjes (123 pika) në qytetin e Tiranës, në 101 pika shitje në gjithë Shqipërinë si dhe në 128 pika postare në të gjithë komunat dhe qytezat tona.