Sigal

Intervistë për “Albanian Free Press” deputeti i LSI, Përparim Spahiu

Cili është mendimi juaj për mosdreketimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm?

Në stilin dhe modelin që qeveris Edi Rama nuk ka asnjë rëndësi se kush është ministër a zv/ministër dhe kush dekretohet apo kush jo. Kjo pasi është Rama ai që drejton gjithçka, sipas një modeli neodiktatorial. Kushti i vetëm është që të bësh atë që ai do, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi. Rama vetë flet, firmos e vulos, kurs të tjerët janë marioneta në kabinetin e tij qeveritar.

A do ta dekretojë Meta Lleshin, pas këtij ngërçi Presidencë-qeveri?

S’ka asnjë rëndësi dekretohet apo jo Sandër Lleshi. Kryesore është se vendi është pa Parlament, pa gjykata, por dhe pa Qeveri. Pra është Rama ai që drejton gjithçka, sipas një modeli që vetëm ai e di.

Sakaq këtë të diel u hoq Shqiponja në dalje të Tiranës. PD e kontestoi. Po ju?

Jam pa fjalë, jo për faktin se hiqet “Shqiponja”, pasi të gjithë jemi dakord që të kemi një mbikalim funksional për lehtësimin e një nyjeje kryesore të trafikut. Por është skandaloze gjuha që Rama përdor. Ky njeri e ka ndarë mendjen, të zhbëjë gjithçka të bërë deri sot dhe t’i vendosë emrin gjërave që ka menduar se i bën vetëm ai. Pra çdo gjë të fillojë e bërë vetëm prej tij. Ai vetëm për këtë jeton, paçka se ç’probleme sjell çdo vendimmarrje e tij, personale, gjithmonë.

Rasti Kacifas çfarë përbën për opinionin shqiptar dhe më gjerë?

E paimagjinueshme që një grup bullgarësh të vinte në Dibër dhe të bënte diçka të tillë, por dhe një minoritar të guxonte një sjellje të paimagjinueshme si ajo e Kacifas.