Rushan Nano: Ja pse kandidoj për postin e Kryeaudituesit

950
Sigal

-Z. Nano ju jeni njëri nga kandidatët për KLSH. Për ne jeni i panjohur, nga cili subjekt politik vini dhe prisni mbështetje për këtë ambicie?

Faleminderit për pyetjen tuaj .Jam diplomuar për ekonomi-financë, pranë UT, fakulteti ekonomik-dega financë, në vitin 1984. Gjithë kohën më pas deri në momentin që flasim kam ushtruar detyrën, fillimisht, të revizorit në ndërmarrje ekonomike, shefit të kontrollit, revizionit në Komitetin Ekzekutiv të rrethit, e më vonë audit në kompani shtetërore e private, gati 35 vjet. Shoqëruar me kualidikimet e mundshme pasuniversitare, certifikatë të kontroll-revizionit (para viteve ‘90), dhe ajo e auditimit më pas. Krenohem me korrektësinë e treguar deri tani.
Së dyti, “subjekti politik” e miku im më i mirë, të cilin nuk e kam ndërruar në dy sistemet politike nga i cili vij dhe pres mbështetje është ligji dhe vetëm ligji.

-Në listën e kandidatëve vumë re figura të njohura që kanë përvojë në detyra të rëndësishme shtetërore, ish-guvernatorë, gjyqtarë, zv.ministra e ministra. Si guxoni para tyre?

Unë në asnjë rast nuk kam qenë përfitues i taksapaguesve, por vetëm kontribues e mendoj se ata nuk duhet të guxojnë, pasi besoj se është dhe për faj të ‘kontributit’ të tyre me grada shkencore që kemi tre dekada që bëjmë në vend numëro apo më keq.
Besoj se me reformat e ndërmarra vitet e fundit është ngjallur shpresa, se kush e ndjen veten të aftë mund të konkurrojë për çdo vend apo detyrë shtetërore, pavarësisht se s‘ka miq deputetë, kryetarë partie apo se nuk ka mbushur xhepat me grada Dr. apo Prof.
-Ju e keni mbiemrin Nano. A keni lidhje me Fatos Nanon?
Ekam ish-Kryeministër të vendit.

-Ishte shaka, ju urojmë suksese!
Faleminderit e respekt për penën tuaj./Geraldo Kacani