Prof. Dr. Zamira Çavo: Kryeministri Rama t’i kërkojë falje shqiptarëve me qeveritë kuklla që ka krijuar

616
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Unë personalisht nuk e mendoj dot Cakaj si ministër i Jashtëm, u binda përfundimisht që jo vetëm nuk ka autoritetin e duhur për t’u imponuar në ide, por është dhe i paqartë në mendimet e tij

Prof. Dr. Zamira Çavo në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se Cakaj nuk ka aftësi as për zvministër, dhe nuk ka as autoritetin e duhur për t’u imponuar n ëide, është I paqartë në mendimet e tij, dhe nuk mund të jetë në gjendje të mbizotërojë në korridoret e nëndheshme të politikës botërore. Prof. Çavo, dialogun e kryeministrit Rama me studentët e cilëson si  një vetpëlqim të madh të vetes së tij në batuta, apo etiketime dhe se Arsimi sot them me bindje është në kaos institucional dhe përmbajtësor.

Prof. Çavo, a e konsideroni të përshtatshme kandidaturën e Cakaj si ministër i Jashtëm? A mund ta luajë rolin e kryediplomatit të Shqipërisë një anonim, pa përvojë diplomatike, në një periudhë kur Shqipëria ka përpara negociatat për anëtarësim me BE-në?

-Unë nuk e kam konsideruar si kandidaturë të gjetur z Cakaj as për postin e zvministrit. Jo se kam ndonjë gjë kundër figurës së tij, por sepse kurrë nuk mund të jetë drejtues i lartë në një dikaster sikundër është Ministria e jashtme një individ pa përvojë në diplomaci. Të jesh ministër i Jashtëm do të thotë të përfaqësosh nivelin më të lartë të diplomacisë së vendit tënd duke u imponuar, duke patur përvojë e duke patur vizion të qartë të  interesave të partnerëve dhe harmonizimin e tyre me interesat e vendit. Dyshoj që një individ me atë moshë e me atë përvojë do të jetë në gjendje të zotërojë  koridoret e nëndheshme e të mbidheshme të politikës botërore. Konica dikur e konsideronte pikën më të rëndësishme për një shtet, Ministrinë e Jashtme dhe ishte i bindur se në politikën e jashtme duhen njerëz “të rrahur me vaj e me uthull”. E mendoni dot Cakaj në debate me ministrat e tjerë të jashtëm në BE apo dhe më gjerë? Unë personalisht nuk e mendoj dot, dhe sidomos pasi ndoqa një interviste të tij me Batonin u binda përfundimisht që jo vetëm nuk ka autoritetin e duhur për t’u imponuar në ide, por është dhe i paqartë në mendimet e tij.

 

–  Kryeministri Rama, në deklaratë publike, i kërkoi falje Kosovës, për refuzimin që Presidenti i Shqipërisë i bëri kandidaturës së Cakaj, si ministër i Jashtëm.  Kujt duhet t’i kërkojë falje kryeministri i Shqipërisë?

– Në rradhë të parë kryeministri t’i kërkojë falje popullit të vet me qeveritë kuklla që ka krijuar. Unë them me bindje se për herë të parë jam dakord me Presidentin për këtë mosdekretim. Uroj të tregohet burrë e të mos bjerë në pazare që i ka patur zakon t’i bëjë me zotin Rama. I kërkoi falje Kosovës? Sërish një akt komik i kryeministrit për të shpërqëndruar vëmëndjen e opinionit publik! Kryeministri me ndryshimet në qeveri  dëshmoi atë që ne e kemi thënë prej kohesh : e para se qeveria e krijuar prej tij në mandatin e dytë do ishte e pasuksesshme. E dyta, se autoritarizmi i tij do vinte ne rritje. A e pyeti kryeministri asamblenë e partisë për ndryshimet që bëri? A e lejoi debatin?  Dhe këtu nuk ka justifikim se “kryeministri e zgjedh vetë ekipin e tij”, sepse në demokraci veprojnë forumet partiake dhe jo dëshirat e personit. Dhe në fund do thosha se një shtet drejtohet  më mirë kur ka në krye një njeri të mirë dhe jo kur ka ligje të mira!