Sigal

Nora Malaj, ish-zëvendës ministrja e MAS në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se ligji për Arsimin e Lartë ka qenë më i kritikuari nga të gjithë grupet e interesit dhe kryeministri Rama nuk ka plotësuar ende asnjë kërkesë ekonomike të studentëve. Zonja Malaj shpjegon, se dalja e Opozitës nga parlamenti e ka vënë kryeministrin Rama përballë shqiptarëve, të cilët duhet të zgjedhin: Demokracinë apo diktaturën!

-Zonja Malaj, kryeministri Rama dhe ministrja e MAS kanë deklaruar se dështimi i reformës në Arsimin e Lartë është faji i rektorit. Cila është e vërteta?

– Zanafilla e problemeve të zbatimit të Reformës së Arsimit të Lartë, janë produkt i hartimit dhe zbatimit të Ligjit të Arsimit të Lartë, që u konceptua me një vizion të gabuar dhe tashmë, fatkeqësisht, e ka kthyer sistemin e arsimit në një kaos total. Që në fillesën e saj ky ka qenë ligji më i kontestuar në të gjitha kohërat, si nga fusha akademike dhe profesorati universitar, ashtu edhe nga grupet e interesit, pasi ndryshojë të gjithë mënyrën e menaxhimin dhe filozofinë e rolin e universiteteve publike në Shqipëri. Ky ligj bëri që kjo reformë të jetë pothuajse e pazbatueshme dhe të prodhojë edhe protestën më të madhe në vend, që ishte protesta studentore, e cila në thelb kishte shpëtimin e Autonomisë dhe amendimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke ruajtur autonominë dhe cilësinë e standardin akademik të Universiteteve tona.

-Pakti për Universitetin çfarë korrigjoi?

– Historia e paktit Univesritar, është si puna e përrallave të dimrit që ju tregohen fëmijëve kur do t’i vësh në gjumë. Jeta dhe aktiviteti universitar nuk ndërtohet mbi bazën e pseudo pakteve, të cilat në fund të ditës janë disa pamflete të bukura, që në thelb nuk zgjidhin asgjë, po krijojnë vetëm kakofoni dhe çoroditje. Baza me të cilin drejtohet shteti dhe bota akademike, kërkimi shkencor, mendimi kritik, si dhe vlerësimi i situatave dhe fundi i këtij tranzicione të tejzgjatur, i cili tashmë ka revoltutar çdo shtresë shoqërore, është ligji dhe ligjet që duhet të zbatohen nga cilido, aq më tepër nga qeveria, për të mos u zhbërë ajo që është lufta për t’u bërë nga brezat.

-Qeveria a ka reflektuar në kërkesat e studentëve?

– Deri më tani, më duhet të them, se ende jemi shumë, po shumë larg me atë çfarë kërkojnë studentët. Kërkesa e tyre e parë është rritja e buxhetit të Arsimit publik me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë me qëllim përgjysmimin e tarifës së studimit për çdo nivel dhe përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastrukturës. Kjo jo vetëm që nuk është bërë, po edhe kur ne si LSI dërguam amendimet në Parlament, për të zgjidhur krizën, amendimet tona u rrëzuan nga pozita në parlament. Edhe kërkesat e tjera, si transparencë në Buxhetin e Arsimit dhe publikim On Line i shpenzimeve , rritja nga 10 në 50 % e peshës totale te votës së studentëve të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues në senatin akademik si janë ende shumë larg asaj që kërkojnë studentët.

– Pse qeveritë financojnë Arsimin në Shqipëri më pak se çdo vend në Ballkan dhe në Rajon?

– Asnjëherë ne nuk e pamë dhe e ndjemë arsimin dhe edukimin si kryefjala dhe investimi më kapital që duhet të bëjmë për shoqërinë dhe për të ardhmen e saj. Asnjëherë dhe në asnjë moment qeveritë e Ramës nuk e kanë parë dhe as e vlerësuar sistemin e arsimit si prioritet, pasi në asnjë rast ajo nuk realizojë premtimin e shumë trumbetuar për të ndryshuar dhe rritur GDP e Arsimit në 5 % të prodhimit bruto, i cili në rasti më të mirë shkoi ne 3, 4% të tij , ndërsa sot e kemi 3,1%, duke treguar se asnjë nga “reformat” nuk mund të vihet në jetë. Aktualisht jemi në nivelet më të ulëta të pagave në sektorin e edukimit në Rajon dhe në Ballkan. Po e njëjta situatë është për pedagogun.

– Zonja Malaj kryeministri Rama deklaron shpesh se Opozita dorëzoi mandatet e deputetëve për të penguar ndërtimin e SPAK, sepse ka frikë nga gjykimi i korrupsionit. Kur DASH dhe BE theksojnë në raportet e tyre zyrtare për korrupsionin dhe se Shqipëria është parajsa për pastrimin e parave, kanë parasysh atë që pohon korrupsionin e Opozitës?

– Dorëzimi i mandateve ishte një vendim unanim, pasi ishin përdorur të gjitha format, për t’ua bërë të qartë qeverisë dhe ndërkombëtarëve, se tashmë ne nuk mund të bëhemi pale me të keqen që ka pllakosur vendin, Dalja nga sistemi e opozitës e ka lërë Edi Ramën të vetëm përballë shqiptarëve. Tashmë janë shqiptarët që do të vendosin. Tashmë opozita e bashkuar është zhveshur nga imuniteti dhe në në krye të aksionit opozitarë dhe atij popullor, për të mos lejuar që në Shqipëri të instalohet diktatura , por shteti i së drejtës dhe i vlerave perëndimore.

– Pse ndërkombëtarët dakordësohen me mazhorancën që zgjedhjet vendore mund të bëhen edhe pa Opozitën?

– Problemi i zgjedhjeve dhe zgjidhja që duhet të jepet para se të jetë axhendë e ndërkombëtarëve, është problem i shqiptarëve, partive politike dhe mekanizmave demokratikë që duhet të funksionojnë në Shqipëri, Personalisht jam e prirur të lexoj pozitivisht çdo mendim apo vlerësim që vijnë nga organizmat ndërkombëtar dhe demokracia evropiane ne na mëson se “Nuk mund të ketë zgjedhje pa qenë i përfaqësuar i gjithë spektri opozitar”.

– Faleminderit.

Gazeta “Telegraf”