Beqir Sina/ Injorohet diaspora në festivalin folklorik të Gjirokastrës 2015

88
Më parë se të shkojmë tek Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015, cila ka qenë rruga e juaj deri në këtë festival?
Rruga për në këtë festival, është vetë historia 23 vjeçare e këtij ansambli folklorik shqiptar në SHBA. Dashuria për folklorin ka qenë e madhe, kështu që një grup i këtyre adhuruesve të asaj kohe, morën vendimin që këtu në qytetin e Nju Yorkut të organizohen përmes formimit të ndonjë shoqërie kulturo- artistike, klubi apo shoqate. Kështu që në vitin 1984, me qendër në Bronx (NY), nga një grup atdhetarësh u themelua Klubi “Jusuf Gërvalla”, përmes të cilit filloi angazhimi i organizuar për çështjen kombëtare. Në kuadër të klubit u krijua edhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Ded Gjon Luli”, e cila kishte synim që përmes foklorit dhe këngëve shqiptare të ngritet vetëdia kombëtare e shqiptarëve që jetonin në diasporë dhe të ndikojë në ngadalësimin e asimilimit të rinisë në mërgatë. Siç na shpjegon drejtuesi i këtij ansambli z. Gjergj Dedvukaj, një ndër anëtarët e SH.K.A. ”Ded Gjon Luli” kjo Shoqëri, punoi për disa kohë, por për anëtarët e kësaj shoqërie, kjo nuk mjaftonte, ata donin diç më tepër dhe donin që mos të ndalen vetëm në Malësi, ata donin që të formonin një ansambël ku mund të përfshihet folklori i të gjitha trojeve shqiptare, prej nga Jugu deri në Veri. Dhe, pikërisht para 22 viteve, Shoqëria Kulturo-Artistike “Ded Gjo Luli” u shnëdërrua në ansambël, i cili u pagëzu me emrin :Bashkimi Kombëtar”. Në formimin e këtij ansambli të ri morën pjesë Gjergj dhe Gjon Dedvukaj, Vasel Shkreli, Luigj Tinaj, Tom Gjergji etj. “Bashkimi Kombëtar” shumë shpejt u bë i njohur dhe tërhoqi shumë artistë të tjerë të komunitetit nga të gjitha moshat, të cilët kaluan në dyert e këtij ansambli, siç ishin Arben dhe Xhon Krasniqi, Haki Krasniqi, valltarja e ansamblit Lili Cingu, Dile Gecaj, unë Haxhi Zeneli, Shaban Lajçi, Agim Rugova, Entela Ilirjani, etj, të cilët morën pjesë në shumë koncerte dhe festivale në mbarë botën të banuara me shqiptarë, ku padyshim që kontribuan për të ruajtur vlerat kombëtare në diasporë. Me këtë rast nuk mund të rrimë pa përmendur edhe një artist mjaft të shquar të folklorit kombëtar, artistin e merituar Sali Mani dhe kontributin i tij ndaj këtij ansambli i cili kompozoi shumë këngë. Sali Mani prej kohës që jetonte në Shqipëri kompozoi enkas këngën që u bë mjaft e njohur të asaj kohe, pra është fjala për këngën “Ku po shkoni djemt e ri, kujt ia leni këtë Malësi” me një motiv shumë prekës dhe mesazh i rëndësishëm, për ata që u larguan nga trojet e veta ose u dëbuan nga okupuesit e huaj. Kjo këngë u këndua nga vëllezërit Gjergj dhe Gjon Dedvukaj në festivalin e Gjirokastrës të vitit 1988. Pas këtij festivali kjo këngë u bë hit dhe u këndua nga shumë këngëtarë të tjerë.
Dhe kështu ju morët rrugën për në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015!

Gjergj Dedvukaj: Po! Sigurisht! Të entuziazmur antarët që nga mosha 7 vjeç e deri tek mosha 70 vjeç morëm rrugën e gjatë për në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015. Siç shihet shqiptaret që jetojnë jashtë atdheut, të cilët arritën në mëmëdheun e tyre, që të festojnë së bashku me vellezërit e tyre të një gjuhe dhe gjaku dhe për të treguar që edhe ne atje në botën e larget po mundohemi t’i ruajmë këto vlera folklorike kombëtare. 
Në mos gabohem ju jeni pjesmarrës i disa festivaleve kombëtare në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi dhe këtu në SHBA, cilat janë arritjet e juaja në këto festivale?
Gjergj Dedvukaj: Arritje unë do të quaja në rradhë të parë: Bashkimin Kombëtar, ruajtjen dhe kultivimin e foklorit të bukur shqiptar dhe trasmetimin e tij brezave pra fëmijëve tanë në diasporë. Kjo ka sjell atë që interesimi i jonë, ka qen që mos të harrojmë traditat tona edhe këtu në gyrbet. Ne marrin pjesë më ansamblin tonë para shumë viteve, po thuajse prej nga viti 1983 e këtej nuk jemi ndalur asnjëherë pa marrë pjesë, në çdo festival kombëtar në vendlidnje. Duke konkuruar madje shumë suksesshme në të gjitha festivalet. Të kujtoj vetëm atë, siç është viti 2013 dhe ansambli ynë u vlerësua me çmim të parë në Festivalin “Kënga Jeho” në Strugë dhe në Festivalin Folklorik në Rapsha 2013 në trojet shqiptare nën Mal të Zi.
Pjesmarrjen tuaj në Festivalin e Gjirokastrës a mund t’a quajmë pjesën më të suksesshme të Asamblit Bashkimi Kombëtar nga Nju Jorku?
Haxhi Zeneli: Ansambli ynë shkoi në Gjirokastër kësaj rradhe, mbasi kishte pregatitur një program të larmishëm me pika mjaft domethënëse. Si për shembull hyrjen në skenë, jemi munduar të paraqesim një Bashkim Kombëtar, duke kënduar këngë nga veriu që këndoi Vasel Shkreli dhe u përcoll nga grupi, kurse në anën tjetër të skenës së festivalit na paraqitët këngëtari i ri Adem Kaliqi, i cili është lindur dhe rritur në SHBA me këngën labe, duke prezentuar një mozaik këngësh dhe veshjeve të mbarë trevave shqiptare. Nga pikat të tjera interesante për spektatorin ishin edhe fëmijtë të moshave shumë të reja si Klement dhe Artoneta Bujaj, Klaudija Hysaj, Suzana Junçaj, Angjela Preldakaj, që lindën dhe u rritën në SHBA. Këto fëmijë krijuan emocione te spektatorët, së bashku me grupin e talentuar të velltarëve nga Detroti nën udhëheqjen e koreografes Joli Agolli, që i treguan Shqipëris se bijtë e saj nuk i harrojme traditat dhe këngët shqiptare kudo që shkojmë. Megjithatë, ne e konsiderojmë këtë pjesmarrje të suksesshme, për shumë arsy. Më kryesorja është ajo që këto të rinj që morën pjesë në festival u kënaqën dhe nuk do të harrojn asnjëherë se cilit komb i takojnë, kjo është me rëndësi për ne që mos t’i humbim brezat këtu por të punojme me ta, pa marr parasysh se atje në vendëlindëje nuk i japin rëndësi kësajë vepre.
Mbas kësaj pjesmarrje dhe ardhjes në Nju Jork, ju jeni shprehur së bashku me pjesëmarrësit, por edhe si drejtor shumë i pakënaqur, madje ju pretendoni se jeni injoruar në këtë festival. Përse ka ardhur gjithë kjo pakënaqësi?
Gjergj Dedvukaj: Shkuam me të vërtet të entuziasmuar të gjithë antarët së bashku, ku pjesëmarrja ishte e ndërthur shumë bukur “brez pa brezi” nga njëra krahinë në tjetrën, nga Jugu në Veri, nga mosha 7 vjeç deri 70 vjeç, së bashku morëm rrugën e gjatë për në Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2015. Shkuam për të treguar se shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, deri në Amerikën e largët, të cilët arritën në mëmëdheun e tyre që të festojnë së bashku me vellezërit e tyre të një gjuhe dhe gjaku, erdhën si vëllezër e motra të një gjaku që na vlon në vena – për të treguar që edhe ne atje në botën e largët po mundohemi t’i ruajmë dhe mbajmë këto vlera të vyera folklorike kombëtare, vetëm shqiptare.
Por, siç duket kjo nuk i beri përshtypje askujt në “Tokën Mëmë Shqipëri”, sipas jush pse?
Haxhi Zeneli: Çuditërisht! Si ka mundësi që shqiptarët të tregohen kaq të ftohët ndaj “mikut”, dhe pasi që hyre në shtëpi, nuk del askush në derë me të përshëndet, kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri më parë. Mbasi ne si shqiptarë jemi dalluar për mikpritjen dhe bujarinë. Sa herë që kemi shkuar jemi pritur në mënyrë të papërshkrueshme, madje kanë shkruar edhe libra për ne. E themi këtë, me shumë përgjegjësi, se gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri, pesë ditët e festivalit, as që u interesua dikush të kontaktojë, apo të paktën të na urojë një mirëseardhëje të thjesht, ashtu siç i ka hije shqiptarit!
Përse mendoni se ndodhi kjo?
Gjergj Dedvukaj: Përse ndodhi kjo ne nuk e dimë! Do të kishte qenë mirë nëse u jepet mundësia këtë pyetje t’ia drejtonit atyre qe e organizuan këtë festival. Ata duhet ta din më mirë, pra vetëm ata që organizuan dhe udhëheqënin këtë festival. Ne nuk pamë as organizatorët e festivalit apo dikush tjetër të na ofrohej me ndonjë përshëndetje, përveç një shoqërues që kishin caktuar të na shoqëronte vetëm “3 ditë që ata mbulonin”, i cili nuk kishte shumë kompetenca për të marrë vendime pa pyetur ministrin. Vend-qëndrimi ynë ishte i caktuar në qytetin e Sarandës dhe prej aty ne udhëtonim për në Gjirokastër. Ne për të qenë më të përgatitur, morëm vendim, që ne të udhëtonim dy ditë para për në Shqipëri, sepse donim që t’i përshtashteshim sa më mirë vendit tonë. Me të mbërritur në Tiranë, në aeroport ne pamë një njeri që qëndronte aty me një karton në dorë i cili priste, ku e kishte të shkruar Detroiti, por ne e dinim se grupi i Detriodit kishin ardhur dy ditë para nesh dhe e kuptuam se diçka ishte ndonjë gabim. Megjiatë vazhduam rrugën për në qytetin e Sarandës. Kështu, që pranë nesh qëndronte shoferi që kishte për detyrë të na shpinte në Gjirokastër natën e përformancës së ansamblit tonë dhe çdo destinacion tjetër duheshim ne të pagunim nga xhepi, pikrisht ashtu edhe ndodhi. Në natën e 15 Majit që ne ishim të caktuar të shfaqnim programin tonë, shumë media televizive dhe gazetarë qendronin për rreth nesh, por as që i shkonte ndër mend të na pyesnin se nga vinim, apo kush ishim dhe kend prezentonim aty, shkurt ne nuk egzistonim, çka do të thotë një injorim total nga ana organizative e këtij festivali “madhështor”. Ne na kishin caktuar si grup pershendetës të FFK, ndërkohë që Ansambli Bashkimi Kombëtar nga SHBA ishte grupi më i madh i festivalit, kishte një përbërje 35 veta.
Si u përcoll tek publiku shfaqja e Ansamblit Bashkimi Kombëtar nga SHBA?
Gjergj Dedvukaj: Sipas mesazheve që arritën tek ne nga bashkëvendasit tanë, u tha se ishin shtangur para ekraneve televizive në Shqipëri, trevat shqiptare dhe SHBA dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptaret. Shumë adhurues të folklorit që kanë mirëpritur dhe përcjellur programin e këtij festivali nga vëllezërit e tyre, që shkuan në këtë festival kombëtar për t’i përfaqësuar sa më denjësisht vlerat tona kombëtare, sidomos foklorit tonë ruajtur dhe mbajtur aq bukur jasht atdheut në diasporë, këtu përtej oqeanit në SHBA. Për t’iu treguar të gjithë shqiptarve se edhe ne mburremi me brezin e ri që rritet në SHBA, me gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqip, të këngës dhe valles së bukur shqipe, sepse edhe ne kemi ruajtur të njëjtat vlera kombëtare që kemi bartur me vete, kudo ku jetojmë dhe nuk i harrojmë, por përkundrazi po i kultivojmë tek brezat tanë që lindën dhe rritën jashtë atdheut të baballarëve të tyre. Por, fatkeqësisht, këto adhurues të cilët kishin pritur me kurreshtje para ekraneve, dolën të zhgënjyer nga RTVSH dhe FFKGJ-2015, i cili transmentonte çdo natë grupet që merrnin pjesë në konkurimet e këtij festivali dhe nuk i dha vendin që i takonte Ansamblit Bashkimi Kombëtar nga SHBA. Aq sa për Ansamblin “Bashkimi Kombëtar” ata nuk ia arritën të sigurojnë nji gjysmë ore në valët e kësajë medi-televizive. Dhe, ende edhe kësajë dite mendojmë se programi i ynë, nuk është shfaqur nga mediat televizive.
Po për Haxhi Zenelin si këngëtar i njohur dhe me eksperiencë të gjatë nëpër festivale, çdo të thotë pjesmarrja në Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastëer 2015?
Haxhi Zeneli: Pjesmarrëja e ansamblit tonë në FFKGJ, kuptohët se ka një rëndësi shumë të madhe, por duhet të theksojmë se ne si grupe të disaporës u ndjemë si të diskriminuar, siç ndodhi fatkeqësisht kësaj radhe. Mendoj kjo ka radhur ngaqë grupet folklorike që jetojnë në Diasporë, ende trajtohen si grupe të huaja – nuk pranohen si grupe konkuruese, por si përshëndetëse. Ndërkohë që të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat, brenda dhe jasht Shqipërisë, marrin pjesë si konkurues në festival, përveç atyre të diasporës, nuk mund ta kuptojmë logjikën e këtij koncepti dhe llojit të organizimit. Kur dihet fare mirë se këto grupe nuk lëjnë asgjë mangut në ruajtjen e identitetin dhe vlerat e folklorit kombëtare atje ku jetojnë, bile për mendimin tim – kjo është më me rëndësi, që këto vlera po ruhën jashtë Shqipërisë, jo vetëm që i ruajnë, por edhe i trashëgojnë tek brezat e rinj. Madje ne vërejtëm diçka të jashtzakonshme në FFKGJ-2015, se në mesin e grupeve vendore kishte shumë pak të rinj dhe fëmijë, kjo na jep të kuptojmë se ndoshta ka rënë interesimi për folklorin tonë të vyer dhe të bukur. Për çka Ansambli ynë, Bashkimi Kombëtar nga SHBA kishte së paku 10 fëmijë, çka nënkupton se ne e marrin me seriozitet trashigiminë e folklorit kombëtar këtu në SHBA. Shqiptarët, kudo që jetojnë janë Shqiptar, dhe ata duhët aty të marrin pjesë thjesht si shqiptar. Nëpër mes të këtij arti folklorik popullore, populli ynë do të jet edhe më i bashkuar. Mjaft ishim të ndarë, për 50 vjetë, tashti duhët të gëzohemi, dhe sot nuk na ndalon kush të bashkohemi.Përse shqiptarët e diasporës të trajtohën si të huaj, deri kurë kjo? përkundrazi festivali folklorik duhet të shërbej si urë lidhëse në mes shqiptarëve nga do që vinë. Sepse, unë mendojë se kjo do të stimulojë edhe më tepër në ruajtjën e vlerave tona kombëtare, kudo që shqiptarët jetojnë.
A mund ta quajmë këtë çfarë ndodhi një “lapsus” apo disa njerëz në këtë festival kanë dashur ta injorojnë me të vërtet Diasporën?
Haxhi Zeneli: Unë të ju them të drejtën nuk e kuptojë, dhe nuk dua që të besojë atë. Dhe, nëse diaspora injorohët me qëllim, atëherë mendojë se do të ishte një fat i zi për atë vend, e sidomos për Shqipërin, kur dihët fare mirë ndihma e diasporës me dekada, prej nga koha e Fan Nolit e këtej çfar ka bër dhi ka ka dhënë kombit shqiptar. Por megjithatë, nuk besojë të ishte një lapsus, edhe po të mendonim se ishte një lapsus, atëherë përse koncerti ynë as në Radio Televizionin Shqiptar – TVSH nuk u shfaqë? më vjen keq që shumë bashakatdhetar, që kanë pritur të shikojn këtë koncert, por më kotë, unë dhe kolegët e mi ju kërkojë ndijesë atyre, dhe ju them se ne ju kemi prezentuar në mënyrën më dinjitoze, por, faji nuk ishte i joni për mosshfaqëjen nëtelevizor dhe midiat e ndryshme. Ne kishim pasur dëshirë ta dimë se ku ka qen ngecja. Nuk e di se si ta quej, ne nuk duam të spekulojmë, por do të ishte e pikllueshme që dikujt si ka pëlqyar diçka?! Dhe çfarë ka mundur mos t’u pëlqejë: emri i Ansamblit “Bashkimi Kombëtar”, apo ndoshta flamuri amerikan që kishim me vete së bashku me atë shqiptar.
Po për ju z. Dedvukaj, mediat a e bënë punë në tyre dhe ku i shihni mungesën e tyre?
Gjergj Dedvukaj: Ishte për t’u habitur lajmi i pasakët nga media që u dha në emisionin e “Zerit të Amerikës” në gjuhën shqipe. Nga korrespondenti i saj në Gjirokastër u tha se në FFKGJ-2015, Shqiptarët e Amerikës i përfaqësuan vetëm këngetarët: Merita Halili, Eli Fara, Gëzim Nika dhe fisarmonicisti Raif Hyseni, Çka do të thotë se ne nuk kemi asgjë kundra këngëtarëve dhe kolegëve tanë respektuar, por lajmi duhët të ishte i plotë dhe i sakët. Kurse, dihët se këta këngëtar ishin të ftuar special për natën “GALA”, ku aty ka pasur edhe këngëtar të tjerë të ftuar siç ishte edhe Rrona Nishliu, pra këta ishin speciale dhe nuk përfaqësonin vendet se nga vinin. Përfaqësues nga SHBA ishte Ansambli “Bashkimi Kombëtar”, që kishte 35 veta, së bashku me grupin e valltarëve të rinj nga Detroiti, me një histori prejë 30 e ca viteve që ky ansambël i përfaqësonin shqiptarët e diasporës së SHBA dhe emri ynë as që u përmend. Atëhere, për ne si drejtues vjen në pah pyetja nga kush “Zëri i Amerikës” e mori këtë lajm ? Si ka mundësi një lajm i till nga një medije prestigjioze të bëjë një gabim të till!?,ende s’po kuptojmë se ku ishte burimi i këtij lajmi? kurë dihët fare mirë se : Ansambli “Bashkimi Kombëtar” është një ndër grupet e herëshme, ku vite me radhë ka marr pjesë, që nga vitët e sistemit monist, kanë udhtuar për në FFGJ, për të prezentuar diasporën e shqiptarëve të Amerikës.

Shqiptarët e Amerikës, çdo herë janë pritur me një respekt të veçant nga e gjithë Shqipëria, kurse kësajë radhe a është bërë me ndonjë qëllim injorimi i ansamblit tuaj, si mendoni ju!
Gjergj Devukaj: Dua të shtoj se kjo ishte diçka e jashtzakonshme, nuk ishte e rëndomët, ishte hera e parë që ne u injoruam nga të gjithë. Pas gjithë kësajë “mikpritje”, na jep të kuptojmë se ne si grup ishim të tepërt dhe ishim të “pa dëshiruar” sipas meje në këtë festival. Në të gjitha festivalët që kemi marr pjesë, natën e fundit të festivalit jemi ftuar që të na jepet së paku një mirnjohje e vlerave tona folkorike, kurse kësajë radhë, jo që nuk u bë kjo, por na u premtua nga shoqërues i ynë që një mirnjohëje do të ju dërgohët në SHBA. Deri më tani s’ka arritur asgjë nga ana e tyre. Me këtë rast më duhet të sjell shembuj që duhen vlerësuar! Kur ansambli ynë çmohet dhe merr çmim në festivalët të ndryshme, si për shembull në atë të Strugës, Rapshës, në Festivalin e Berlinit, a mos vallë jemi të huaj atje në tokën mëmë Shqipëri? Kjo është për t’u habitur se ne ëeb-faqen e FFKGJ-2015, as një fotografi e Ansamblit tonë “Bashkimit Kombëtar”, nuk egzistonte, prandajë edhe ne jemi kurioz ta dimë se:a ishim apo nuk ishim pjese e jueja?apo ishim të huaj! Këtu dëshirojë të faleminderojë Dr.Pr. Agron Fico, i cili enkas ka udhtuar nga Tirana, për në Kalan e Gjirokastrës, që për rrespekt të ansamblit tonë, dhe RTSH, i mori një intervistë, ku ai foli për vlerat e Ansamblit tonë në superlativ, por për çudi as intervista e tij nuk u transmetua, edhe kjo na bënë të dyshojmë edhe më tepër.
Ku e shikoni të ardhmen e këtij festivali mbarëkombëtar?
Haxhi Zeneli: Nuk e di por do të thoja se duke filluar qysh nga pritja mendojë se janë shumë mbrapa për një të ardhme ku ëndërrojmë të gjithë shqiptarët. Andaj mund të përfundojmë se nëse kjo do të ishte e ardhmëja e këti festivali, mendojmë se kjo është një ardhmëri mjaft e vaktë pa ndonjë premisë. Nëse nuk merren parasysh traditat dhe mikpritja shembullore e këtij festivali, atëherë do të ishte e kotë që ky festival të merret me hulumtimin e thesarit të vjetër kombëtar. Festivali mbarë Kombëtar i cili po harron traditën dhe mikpritjen kombëtare, sepse edhe mikpritja është pjesë e folklorit tonë kombëtar, atëherë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjorkastrës do të humbi qëllimin e vetë, në ruajtjën e vlerave kombëtare.
Së fundi a prisni ndonjë reagim nga organizatori i këtij festivali për atë që ka ndodhur, pra një ndjesë publike?
Gjergj Dedvukaj: Kuptohet që faljet janë të mirpritura, por më mirë do ishte të na sqarohet përse ka ndodhur kështu, ku janë shkaqet dhe, nëse ne kemi ndonjë gabim, atëherë të na komunikohët, që në të ardhmen mos të ndodhi, e nëse ata kanë probleme në mes partive të tyre dhe i ndahën punët sipas politikës s tyreë ditore, se kush të transmetohët në televizor dhe kush jo, atehere shteti shqiptarë, po jeton ende në të kaluarën, e saj kur kënga dhe folklori ishin pjesë e politikës. Nese, kjo është e vërtetë, atëherë ne urojmë që atyre që të çlirohën nga këto komplekse. Ne Amerikë na drejtohen ndryshe kur vijnë këtu, dhe na harrojnë e injorojnë, kur ne shkojmë ate, tek ne këtu në SHBA të gjithë ata que vijnë triojet shqiptare, janë pritur si vëllezër me respekt e bujari shqiptare pavarësisht se kujt u takojnë nga partitë të ndryshme. Ne, si shqiptarë të diasporës tradicionalisht i presim thjesht si shqiptarë. Sepse në nuk na interesojë bindjet e tyre politike, nuk vuajm nga ato komplekse, sepse ata janë vellezerit tanë të një gjaku që kanë ardhur nga toka mëmë dhe ashtu do të mbetemi.