Zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë flet për herë të parë: Vetingu, jetik për në BE

447
UPDATE/ Ajo është quajtur zyrtarja që do shkundë drejtësinë shqiptare. Spanjollja Genoveva Ruiz Calavera ka folur sot për herë të parë në lidhje me funksionin që do të ketë ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Sa i përket vetingut, ajo ka nënvizuar se është një proces jetik për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Kam besim në bashkëpunimin dhe mbështetjen nga pala shqiptare në të gjitha fazat e ardhshme të procesit. Së fundi rikujtoj rekomandimin kushtëzues të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky rekomandim ishte shumë i qartë se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në 5 prioritete kyçe.
Gjithashtu nënvizoi nevojën për t’i vazhduar me përparësi këto procese reformash e veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi , në veçanti vetingun.
Besoj se mesazhi ynë është i qartë, që procesi i vetingut është një proces jetik për t’i hapur derën negociatave të anëtarësimit në BE.
Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për reformën, veçanërisht popullin shqiptar që ka qenë zë lartë në kërkimin e një gjyqësori të drejtë dhe të paanshëm në mbarë vendin dhe dua t’i siguroj ata që këtë gjë do ta realizojmë”, tha Calavera.
Ajo e ka bërë të qartë se “ONM po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të vetingut por s’merr vendime ekzekutive. Vendimet përfundimtare do të merren nga autoritetet shqiptare dhe kështu do të bëhet”.
ONM zbret në terren, gati filtri për vetingun. Zyrtarja që do “shkundë” drejtësinë takon Ramën e Metën
Ka mbërritur në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, drejtoresha e zgjerimit ne Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit dhe 3 anëtare te këtij misioni, të cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria ne mbrëmje arrijnë ne Shqipëri.
Sot ajo në një takim informal me gazetarët ka njoftuar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sa i takon çështjes së vetingut, do të ketë rol vetëm këshillues dhe jo vendimarrës.
“Do jemi të rreptë në zbatimin e kritereve të ligjit, nëse do ketë rrjedhje informacioni nga punonjësit tanë, ata do largohen menjëherë. Me të mbaruar afati i dorëzimit të aplikimeve te Avokati i Popullit, do fillojmë nga puna për të parë dosjet e secilit kandidat.
Pak javë më vonë pritet të vijë edhe pjesa tjetër e stafit që do kompletojë gjithë OMN”, tha Genoveva Ruiz Calavera.
Më herët ajo ka pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, por edhe me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Sigal