Zyrtare nga ministria – Rikthehet gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga vendet e prekura

467
Sigal

Rikthehet sërish gripi i shpendëve në Europë, ndërsa Shqipëria ka ndaluar importin nga vendet e prekura. Lajmi është bërë publik nga ministria e Bujqësisë e cila njofton se pas vitit 2006 rikthehet në Europë virusi H5N8.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegëtimin të shpendëve të egëra drejt lagunave. Për këtë arsye ky institucion ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.

Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur

Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare