Zyhdi Kroi:Plani i ushtarakëve për të pasur deputetë në Parlament

    368
    Sigal

    INTERVISTA/Flet Presidenti i Nderit të Shoqatës së Ushtarakëve, Zyhdi Kroi, për problemet e ushtarakëve

     Shoqata e Kombëtare e Ushtarakëve u befasua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u dha pak ditë më parë në lidhje me padinë e Aktit Normativ. Por edhe pse u rrëzua kjo padi ushtarakët sërish do të vazhdojnë që të ndjekin në rrugë private çështjen e pensioneve. Në lidhje me këtë, por edhe me të ardhmen e ushtarakëve në politikë ka folur në një intervistë për “Telegraf”, Presidenti i Nderit të Shoqatës së Ushtarakëve, Zyhdi Kroi. Sipas zotit Kroi, ushtarakët do ta gjejnë një rrugë për të pasur përfaqësuesit e tyre në Parlament në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ndërsa në lidhje me partinë që është folur më parë ai ka bërë të ditur se nuk është koha e mjaftueshme për të vënë në jetë një plan të tillë, por gjithsesi ushtarakët po punojnë për të pasur përfaqësues të tyre në parlament, me qëllimin për të mbrojtur më mirë të drejtat e kësaj kategorie.

     -Zoti Kroi, si e komentoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u dha para pak ditësh, ku rrëzoi padinë për Aktin Normativ?

    -Unë personalisht nuk e kam lexuar vendimin e plotë të gjykatës, por jam në dijeni të këtij vendimi që është dhënë. Në atë vendim bëhej fjalë për kërkesa për të shfuqizuar Aktin Normativ, por që për hir të së vërtetës atë e kanë kërkuar Shoqata e Xhenierëve dhe nuk e kemi kërkuar ne si shoqatë. Por siç duket ato nuk e argumentuar dhe nuk kanë e kanë parë mirë ligjin. E them këtë sepse janë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimi i vitit 2007 dhe 2009 që në pika të caktuara thonë që duhet të parë garancia juridike. Kjo do të thotë që një e drejtë e fituar nuk mohohet. Kështu, pra, ata që e kanë fituar të drejtën e pensionit të parakohshëm me formulën e mëparshme nuk u ndryshohet gjë. Ndërsa ndryshime pësojnë ato që kanë fituar të drejtën pas daljes së Aktit Normativ. Por ai u ka prishur punë atyre personave që janë pension të parakohshëm dhe në procese gjyqësore.

     -A do të ndiqet sërish rruga e procese gjyqësore edhe pas vendimit që u dha nga Kushtetuesja?

    -Po, normalisht që do të vazhdojnë proceset gjyqësore nga ushtarakët, që kanë probleme me pensionet. Por ajo që është problem në Shqipëri është se këto procese zgjasin shumë. Këtu gjyqet fillojnë por s’dihet se kur mbarojnë. Kjo ndodh për faktin se, fitohet gjyqi në shkallën e parë, por duhet fituar edhe në shkallët e tjera. Kështu që ushtarakët sorollaten pa fund, por ky është realiteti në Shqipëri. Por ka dhe raste që personat nuk marrin as avokat dhe vetë nuk i zgjidhin dot ato punë dhe kështu që dështojnë dhe u zgjasin me vite të tëra proceset gjyqësore. Por ata që kanë ndërmend që të hapin gjyqe duhet të konsultohen me specialistë dhe për këtë shoqata ka specialistë shumë të mirë.

     -Çfarë po bëhet realisht më përfshirjen e ushtarakëve në politikë, pasi po afrohen zgjedhjet?

    -Këto ditë do të mblidhet Këshillit Drejtues, do mblidhet Asambleja dhe do mbahet një qëndrim dhe aty do të merren vendime se si do ecet më tej. Por deri tani nuk ka oferta nga partitë politike. Por nëse do të ketë nga kolegët tanë ushtarakë në listat e partive politike të çfarë do spektri që të jenë, ne do ti mbështesim. Për ne ka rëndësi që të jetë një kolegu jonë në parlament  dhe të na përfaqësojë.

     -A mendoni se do e arrini këtë ?

    -Në do të gjejmë rrugët për të pasur një përfaqësues në Parlament. Ndërsa për krijimin e partisë është tepër vonë do të thoja unë.