Zvicerani që donte të vriste Hitlerin në vitin 1938

    440
    Sigal

    Astrit Leka rehabiliton në Konfederatën Europiane të Veteranëve, zviceranin që donte të vriste Hitlerin në vitin 1938

    Zvicerani Moris Bavo u ekzekutua më 14 maj 1941 në Berlin.

    Ai, i vetëm, tentoi të vrasë Hitlerin në Munih, një ditë përpara “Natës së Kristaltë” të vitit 1938.

     Shqiptari Astrit Leka, kur u njoh me historinë e Zvicrës gjatë përpjekjeve për të vendosur bustin e Skënderbeut në Gjenevë zbuloi edhe rastin e zviceranit Moris Bavo që u përpoq të vriste Hitlerin në Munih. Nazistët gjermanë kërkuan nga Zvicra që t’u lironte një agjentin e tyre të burgosur aty, në shkëmbim të Moris Bavo. Autoritetet e kohës nuk pranuan ta bëjnë këtë në emër të neutralitetit duke e përçmuar gjestin e shtetasit të tyre. Natën e ekzekutimit ambasadori pronazist i Zvicrës në Berlin organizoi një darkë demonstrative në ambasadë për t’u treguar gjermanëve se vendi i tij e dënonte gjestin e Moris Bavo-s kundër Hitlerit. Për gati 70 vjet, Zvicra i ka refuzuar të gjitha përpjekjet e bëra nga qarqe të ndryshme demokratike antifashiste zvicerane për vlerësimin e drejtë të aktit të Moris Bavo-s në të mirë të njerëzimit. Astrit Leka, në të gjitha takimet që bënte me zviceranë dhe me ndërkombëtarë, si veteran lufte që ishte vetë, e ka mbrojtur dhe ka kërkuar nderimin e figurës së zviceranit Moris Bavo, për më tepër kur ai u bë vetë shtetas zviceran. Në 70-vjetorin e atentatit, Këshilli i Konfederatës Zvicerane, përmes deklaratës së kryetarit të tij, Paskal Kushpen, e çmoi publikisht gjestin e zviceranit Moris Bavo për të shpëtuar njerëzimin nga Hitleri.

    Astrit Leka  i shkruan një letër kryetarit të Konfederatës për disa zbulime në historinë zvicerane që ai kishte bërë. Jo më shumë se dhjetë ditë më vonë nga deklarata që bëri kryetari për njohjen e gjestit heroik të Moris Bavo-s, Astrit Lekës i erdhi një letër përshëndetëse nga kryetari i Konfederatës, jashtë protokollit. Shqiptari Astrit Leka vijoi përpjekjet për vlerësimin dhe njohjen zyrtare të figurës së Moris Bavo-s nga një institucion ndërkombëtar në shkallë evropiane, siç ishte Konfederata Evropiane e Veteranëve të Luftës, ku ishte zgjedhur zëvendëspresident.

    Në çastin kur Astrit Leka u dekorua në Paris nga Konfederata Europiane e Veteranëve për punë të mirë në favor të paqes, kërkoi nga Asambleja që të njihej dhe të nderohej figura e Moris Bavo-s. Asambleja e pranoi propozimin e Lekës dhe përgatiti një dokument përkatës që ia dërgoi Komitetit Zviceran në Nëshatel për vlerësimin e figurës në fjalë. Dokumenti u lexua në simpoziumin që po bëhej në universitetin e Nëshatelit me rastin e 70- vjetorit të gijotimimit të Moris Bavo-s nga nazistët gjermanë më 13 maj 1941.

    Po atë ditë, në Nëshatel u ngrit monumenti në përkujtim të gjestit heroik të Moris Bavo-s.

    Për Astrit Lekën kjo ishte një kënaqësi e madhe, sidomos duartrokitjet frenetike të simpoziumit që miratonin nismën e tij. Astrit Leka i vijoi përpjekjet për vlerësimin në shkallë botërore të figurës së heroit zviceran Moris Bavo edhe në Asamblenë e Federatës Botërore të Veteranëve që u mbajt në Kiev të Ukrainës në 26-28 maj 2011. Kjo Asamble ngriti një komision të veçantë për vlerësimin e figurave historike që kishin dhënë ndihmesën e tyre në përparimin e njerëzimit. Komisioni i ngritur, në krye të listës së studimit vendosi zviceranin Moris Bavo që propozoi zvicerano-shqiptari Astrit Leka. Në qershor të atij viti, Astrit Leka i ftuan në Asamblenë e Konfederatës së Veteranëve për 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë, bëri që Konfederata ta pranojë mocionin e paraqitur ku vlerësoheshin figurat e themeluesit të Kryqit të Kuq Botëror Anri Dynon dhe Moris Bavo. Interesant është edhe përgjigjja që presidentja e Konfederatës Evropiane, Mishelin Kalmi Re i dha Astrit Lekës më 18 korrik 2011 kur mori vesh rezultatet e arritura prej tij për vlerësimin botëror të zviceranit Moris Bavo që dha jetën për të mirën e njerëzimit.

    Ja se çfarë i shkruan ajo atij:

    “Lidhur me zotin Moris Bavo, vitet e fundit, qeveria federale është shprehur  për të. Mund të përmendim sidomos homazhin që u bë nga zoti ministër federal Paskal Kushmen, atëherë President i Konfederatës Zvicerane më 7 nëntor 2008, me rastin e 70 -vjetorit të tentativës së bërë nga zoti Bavo për vrasjen e Hitlerit”.

    Presidentja shkruan se, në deklaratën e ish -Presidentit Kushmen mund të lexojmë: “Me një farë kthimi prapa, sot mund të themi se autoritetet zvicerane të kohës që kishin refuzuar të ndërhynin pranë autoriteteve gjermane nuk ishin angazhuar në mënyrë të mjaftueshme për të shpëtuar të dënuarin