Zv.ministri i Financave: Asnjë plan për ndryshimin e politikave fiskale

756
Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi doli në një konferencë të shkurtër për shtyp gjatë mëngjesit të sotëm, në të cilën ka sqaruar mosekzistencën e një drafti për ndryshimin e skemës së tatimit mbi të ardhurat personale, i cili është bërë objekt debatesh ditëve të fundit në media.

“Duke marrë shkas nga debati mbi tatimin mbi të ardhurat personale, duam të sqarojmë se nuk ka për të pasur ndryshime në këtë skemë, madje nuk ka asnjë plan për ndryshimin e tyre. Reforma për politikën e taksave ka përfunduar në përputhje me programin qeverisës. Tashmë mbetet për t’u kryer lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit. Paketa e masave për aksionin e shpallur edhe nga kryeministri Rama do të bëhet e ditur shumë shpejt’ u shpreh Erjon Luçi, zv.ministër i Financave.
Sigal