ZRPP, publikon emrat e pronarëve të pasurive të paluajtshme për zonën e Durrësit

    529
    Sigal

    Afishimi bëhet në Zonën Kadastrale Nr. 8518, periudha e afishimit do vazhdojë 45 ditë kalendarike

    Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) e drejtuar nga Arben Qirjako njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8518, të Durrësit. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8518, saktësisht në adresën, Rruga Kryesore Durrës – Plepa, pallati përballë kompleksit “Romana”, kati II, Durrës.  Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8518, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme mund të shihet edhe në faqen zyrtare të Internetit të ZRPP-së: www.zrpp.gov.al. Ndërkohë që për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0686547140.

    Listën e plotë me emra do ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print