ZRPP publikon emrat 8177 pronarëve që u rregjistrohen pronat e paluajtshme

    393
    Sigal

     Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme publikon listën me emrat e pronarëve

    Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZRPP ka publikuar listën me emrat e 8177 pronarëve që u janë rregjistruar pronat e paluajtshme. ZRPP ka nisur me zonën e Xhamllikut në Tiranë zbatimin e projektit të administrimit të menaxhimit të Tokës. Pjesë e këtij projekti është sistemi i ri i regjistrimit të Pasurive të paluajtshme. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë ZRPP ka nisur Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8140, të qytetit të Tiranës, e njohur si zona e Xhamllikut. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në këtë zonë mund të bëjnë brenda kësaj periudhë verifikimin për Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf