ZQRPP publikon 2070 emrat që u janë regjistruar pasuritë në Durrës

    385
    Sigal

    ZYRTARE/Filloi afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8516

    Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) me drejtor zotin Arben Qirjako  njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8516, të qytetit të Durrësit. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8516, saktësisht në adresën, Rruga e Tiranës, përballë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Nr. 2007, Durrës. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8516, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se, gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Procesi i Regjistrimit Fillestar është FALAS për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme. Ndërkohë që janë edhe regjistruar edhe 1900 objekte të tjera nga kjo zyrë në këtë zonë që janë truall shtetëror dhe institucione të tjera.