ZQRPP/ Mamurras, 1979 pronarët të verifikojnë emrat dhe pasuritë e tyre

    435
    Sigal

    Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 2586, Mamurras – Kurbin. Janë verifikuar 1979 pronarë në këtë zonë kadastrale, nga të cilët 1046 nga këto prona i përkasin qytetarëve dhe 933 janë në pronësi të shtetit.

    Projekti LAMP

    Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012  “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të  Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 2586, Mamurras – Kurbin. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 2586, saktësisht në adresën, Rruga “Zef Hoti” pranë lokalit Pal Biba, Mamurras – Kurbin.  Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2586, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.