Zoti Beqaj, sikur koncesionari të falimentojë, kush do t’i shërbejë pacientit?

    413
    Edhe pse PS në fushatën elektorale të 2013, për shëndetësinë premtoi shërbim shëndetësor falas për të gjithë popullin, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në këto 2 vjetët që drejton shëndetësinë, nxori nga sirtari projektet që kishte hartuar kohë më parë, ato të dhënies me koncesion të të gjitha shërbimeve të shërbimit shëndetësor publik. Ministri Beqaj, edhe pse u ndesh në kundërshtimin e hapur të të gjithë personelit shëndetësor, u mundua të justifikojë politikën e dhënies me koncesion të të gjitha shërbimeve shëndetësore publike, me faktin që atij i mungojnë fondet për t’u shërbyer pacientëve, ndërkohë që shteti paska miliona euro që do paguajë koncesionarët, për t’i shërbyer ata pacientit! Sipas Beqaj shteti, pasi të mbarojë afati i koncesionit do të përfitojë…investimet që do të ketë bërë koncesionari, në …pajisjet, që do t’i mbeten-sipas Beqaj-shtetit!
    Sigal

    Pyetjet e mjekut për ministrin Beqaj për koncesionet

    Një mjek, që ka 30 vjet që shërben në shëndetësinë publike, që është specializuar mbi 4 vjet në Itali, (nuk do të identifikohet, për t’i shpëtuar hakmarrjes së heqjes nga puna) pasi shpjegon për koncesionin e hemodializës, se të gjithë firmat të ofrojnë; të jep aparaturën dhe ti do shfrytëzosh solucionin dhe ai me atë e ka përfitimin me solucionin. Aparati vetë është si puna e markës së makinës. Ke një makinë që nuk i vë dot një filtër të një makinë tjetër. Filtrat dhe solucionet do t’ia marrësh asaj që të jep aparatin. Këtu e ka fitimin kolosal ai që të jep aparaturën. Nuk kushtojnë aparatet, solucionet kushtojnë. Ato i ke të përditshme. Ja ne na sollën në spital, ja falëm atyre të Spitalit të Ushtarakut se nuk ja vlente të merrje solucione. Ishin të kushtueshme solucionet. Se i përdorin të gjithë, 1 herë në 2 ditë të bësh dializë, imagjino sa solucione i çon. Filtrat, që duhet t’i ndërrosh, janë të kushtueshme dhe ai ta merr aty fitimin. 

    Pyetja është: Pas 10 vjetësh, cili aparat (jo siç thotë ai pas 30 vjetësh) dialize a skaneri do i rezistoi kohës?

    Aparatet, për përdorimin e chek-apit, për 10 – 20 vjet, që do t’i përdor koncesionari, ka ndryshuar teknologjia. Nga numërimi me sy, teknologjia sot ka arritur që, me një pikë gjak nxjerr të gjithë analizat. Imagjino, pas 20 vjetësh, këto aparate do duket sikur vinë nga Lashtësia, edhe nuk ka vlerë, siç thotë ministri Beqaj mbas 20 vjetësh do t’i mbeten në përdorim shtetit. Çfarë aparatura investimi do të na japë koncesionari? Ne godinën e kemi tonën. Nuk është se po të lë godinën. Shteti i jep koncensionarit godinën, ujin dhe këto që amortizohen, sistemi ujor, elektrik, të gjitha këto do t’i përdorë koncesionari, për 20 vjet amortizohen. Plus që aparaturat do të mbarojnë, s’kemi më…

    Si do funksionojë, po falimentoi një nga këta koncesionarë?

    Më e rëndësishmja është pyetja që duhet t’i bëjmë ministrit Beqaj: Supozojmë, zoti ministër, se ky koncensionari që ke marrë për sterilizimin dhe për laboratorin janë zemra e shërbimit shëndetësor, që pa ato nuk punon. Ai një herë të krijon monopol dhe ti je i varur, ai do të të rriti çmimin nesër, si puna e CEZ-it, ky falimentoi, për sa kohë të duhet ty ta marrësh në administrim, edhe ta vësh në funksionim. Me kaq sa lekë ti i jep koncensionarit, do të duhet lekë që t’i futësh në mënyrë të menjëhershme që t’i blesh. Si do funksionojë, po falimentoi një nga këta koncesionarë? Ja dhe falimentoi, ti si shtet, s’ke çfarë i bën. Ti, edhe sikur të ta fali e jo më që janë procedura gjyqësore, që ti deri sa t’ia marrësh privatit, paguan pastaj miliona të tjera. Do me gjyq, falimentoi për këto kushte, të paktën do një muaj. Po le sterilizimi dhe analizat, spitalet i ke të mbaruar, se për më keq, ti si ministër, zoti Beqaj, ja ke dhënë vetëm njërit koncensionar, ke krijuar monopol. Sterilizimi një personi laboratorët. Ja e zëmë se falimentoi koncensionari, si do përballosh ti, zoti Ministër Beqaj? Si do funksionoi paskëtaj ky shërbim shëndetësor për pacientët? Do vdesin njerëzit? Se ti s’ia merr dot privatit më koncesionin. Ai thotë merre, se pastaj kur të paguash dëmet, siç ndodhi me CEZ-in, ku shteti i pagoi 100 milionë euro dëmshpërblim që i prishi kontratën, do paguash miliona. Për sterilizimin një 20-30 vjet ja ka dhënë, po hemodializa është një gjë që s’e bëre, do e çosh në një vend tjetër, laboratori dhe ajo janë zemra e shërbimit shëndetësor në spitale. 

    Zoti Beqaj, a e di sa laboratorë të rinj do të blije me 12 milionë euro, që i paguan çdo vit koncensionarit?

    120 milionë për 10 vjet për laboratorët, për 10 vjet sa i bie çdo vit? Po të bësh investim 12 milion tek laboratori, sa laboratorë të rinj në spitale blen zoti Beqaj? Ato, paskëtaj, dalin me fitime. Nuk ka investim laboratori. Aparatet i kanë këta. Zoti Beqaj çfarë aparature zotëron çdo laborator? Thuaji, ky aparat që kanë sot laboratorët e spitalit, nuk e bën analizën që do ti. Vetëm kiti mungon. Kiti është ajo gjëja që futet në laborator për të nxjerr analizat. Këtë mund ta blej shteti, sepse aparati i nxjerr fitimet e veta. Plus Kitit do marrësh edhe fitimin. Cili aparat është ai që nuk të nxjerr ty të gjitha analizat, zoti Beqaj? Dhe do ta bjerë ky nga jashtë, koncesionari? Përralla kjo! Të gjitha aparatet që kanë laboratorët e spitaleve sot, i nxjerrin të gjitha analizat. Zoti Beqaj, sot s’ke kitin, jo se të ngelet stoqe, edhe nuk i intereson ta mbajë. Po ti në spital e ke konsum të sigurt edhe po e more. E blemë 13 herë CEZ-in për një gabim që bëri qeveria jonë, që ja dha kot. Po ti, zoti Beqaj, që sot vepron njësoj me koncesionet që jep, sikurse ndodhi me koncesionin e CEZ, mbas 10 vjetësh çfarë do marrësh? Një copë hekurishteje. Në rast falimentimi, cilat janë masat tuaja që në spitale të mos vdesin njerëz, mos mbyllen. Për sa kohë e merrni në dorëzim? Se deri sa të merret vendimi i marrjes së koncesionit, përsëri ti shteti, ti si ministër i Shëndetësisë, je i detyruar ta mbyllësh atë shërbim shëndetësor te spitali, se është monopoli i koncesionarit që ia jep sot ti, pa menduar pasojat e të nesërmes.