Zonja e parë e Francës, mësuesja që u dashurua me nxënësin 24 vjet më të vogël

1274
Brigitte Trogneux , zonja e parë e Francës, pritet të ketë një rol të rendësishëm në presidencën e re franceze. 24 vite më e madhe se bashkëshorti i saj, tashmë president i zgjedhur i Francës, ajo do të ketë një zyrë, staf dhe buxhet për propjekte, por jo pagë. Megjithatë Brigitte ka intriguar publikun e Francës dhe atë botëror me historinë e saj të dashurisë, për të cilën theu çdo barriere.

Brigitte Trogneux u bë zonja e parë e Francës të dielën e shtatë majit pasi bashkëshorti i saj Emmanuel Macron u zgjodh president i vendit. Gjatë fjalimit të fitores jashtë muzeut të Luvrit, Macron falënderoi familjen dhe ata që i kishin qëndruar afër, ndërsa turma brohoriste “Brigitte”! Si mësuese e dramës, Brigitte Trogneux drejtoi debutimin e tij në skënë gjatë një shfaqje të vënë në shkollë në kohën kur ai ishte 15 vjeç.

Si bashkëshorte, ajo u kujdes dhe shërberu si këshilltare e tij gjatë gjithë fushatës presidenciale. Si zonjë e parë ajo do të marrë një rol të fuqishëm, aq sa ndihmësit e Macron e krahasojnë me atë të Mishelë Obamës gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë. Ai shpesh i referohet bashkëshortes së tij, e cila është 24 vite më e madhe si shpirti i tij binjak intelektuial dhe si shoqja e tij më e mirë.

39 vjecari thotë se qeverisja e tij do të jëtë më efektive nëse ai do të jetë i lumtur dhe kjo do të thotë të ketë në krah Brigitte e tij. I ndërgjegjshëm për pasojat që patën akuzat ndaj rivalit te tij François Fillon se kishte paguar për tëtë vite bashkëshorten e tij për një punë që nuk kishte bërë, Macron i ka premtuar bashkëshortes së tij staf, buxhet dhe përgjegjësi, por jo pagë. Pra Brigitte do të japë kontributin e saj në pallatin Elize në krah të bashkëshortit.

Edhe presidenti në largim Fransua Holandë u përball më kritika për dhënien e një zyre dhe të stafit ish të dashurës së tij, gazetares Valérie Trierweiler, pa sqaruar rolin e saj të saktë. Pritet që zonj e parë e Francës të impenjohet në edukimin e fëmijëve autikë dhe atyre me nevoja të vecanta.

Brigitte Trogneux ishte e martuar dhe nënë e tre fëmijëve kur Macro u dashurua me të, mësuesen e dramës në qytatin Rustbelt të Amien në veri të Francës. Historia e tyre skandalizoi komunitetin lokal, teksa familja me qëllim ndarjen nga Brigitte e dergoi me studime në Paris. Ata sfiduan cdo pengesë duke u martuar në 2007.

Përpara Brigitte, ai ka pasur vetëm një hstori me një vajzë të moshës së tij. Pra në jetë ka pasur vetëm dy lidhje me femra, gjë e cila sot është vërtetë jo e zakontë, thotë biografia e tij Anne Fulda.

Plani i Macron për ti dhënë bashkëshortes së tij një rol më ndikim në Presidencën e radhës franceze, reflekton këmbënguljen e tij se gjysma e kandiatëve të lëvizjes së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të do jenë gra. Ai e përshkruan veten si të konvertuar të feminizmit” dhe ka premtuar barazi gjinore dhe pushim gjatë periudhës së pas lindjes.
Sigal