Zonat më të rrezikuara nga tërmetet dhe ku nuk duhen bërë ndërtime

    1159
    Sigal

    INTERVISTA/Flet specialisti i Institutit të Sizmologjisë Rrapo Ormëni, për vendet me rrezikshmëri për tërmete

    Shqipëria për shkak të pozicionit të saj gjeografik bën pjesë në vendet me aktivitet sizmik. Në lidhje me aktivitetin sizmik të Shqipërisë dhe me vendet më të rrezikuara ka folur në një intervistë për “Telegraf” specialisti në institutin e Sizmologjisë, Rrapo Ormëni. Sipas tij, Shqipëria është një ndër vendet më aktiv, sepse bën pjesë në Ballkan, i cili bën pjesë në Mesdhe dhe njihet si një ndër vendet më aktiv sa i takon tërmeteve, në glob. Ai shton se: “Kjo për arsye sepse në rang botëror, rreth 80 për qind e tërmeteve ndodhen në unazën e djathtë të Paqësorit. Ndërsa 15 për qindëshi tjetër ndodhet në Mesdhe, ku bën pjesë dhe vendi ynë”

    -Zoti Ormëni, a ekziston në Shqipëri një hartë e mirëfilltë, e cila paraqet vendet me aktivitet sizmik?

    -Duke marrë parasysh krijimin e qendrës Sizmologjike, janë perceptuar dhe hartat e burimeve sizmike. Në këtë harta janë përcaktuar zonat e burimeve aktive të tërmeteve, e cila përbëhet nga disa breza tërmetor. Bëhet fjalë për tërmete si nga niveli i mangitudës, por dhe nga shpeshtësia.  Siç thashë dhe më lartë  Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Evropë. Shumica e tërmeteve të fortë ndodhin në 4 breza sizmik mirë të përcaktuar, si vijon:

    -Brezi tërmetor Joniko-Adriatik në buzën lindore të mikropllakës së Adrias me shtrirje veriperëndim-juglindje;

    -Brezi tërmetor Peshkopi-Korçë me shtrirje veri-jug;

    -Brezi tërmetor Lushnje-Elbasan-Dibër me shtrirje verilindore;

    -Brezi tërmetor Vlorë-Tepelenë me shtrirje verilindore.

    Një ndër brezat tërmetor të rëndësishëm është Vlorë- Lushnje-Elbasan-Dibër me shtrirje verilindore, kjo pasi shpeshtësia e tërmeteve është më e madhe dhe mangituda e tyre është e konsiderueshme. Këto do të përmendja tërmetin e rënë në Vlorë në vitin 1930, 1959 në Lushnje, 1964 në qytetin e Fierit dhe në vitin 1967 në Dibër dhe i fundit në 1967 me një magnitudë 6.7 rihter, i cili shkaktoji dëme të mëdha në Dibër dhe deri në Elbasan. Zona e fundit është dhe do të ngelet gjithmonë aktive sa i takon rënies së tërmeteve, sepse është një zonë thyerjesh që aktivizohet herë pas here si nga energjia e tërmetit por dhe nga shpeshtësia e saj. Një tjetër zonë e rrezikshme që është aktivizuar nga tërmete të fuqishme është zona Vlorë-Tepelenë, ku kanë rënë tërmete të fuqishme. Ndërsa tërmeti i ditës së djeshme me epiqendër në Patos, Fier, ishte një tërmet i vogël, me një magnitudë 3. 6 rihter, por që u ndje në zonën aktive por dhe vendeve afër tij.

    -Mund të na thoni cilat janë disa nga zonat më aktive që mund të përfshihen nga tërmetet?

    -Shqipëria është një ndër vendet më aktiv, sepse bën pjesë në Ballkan, i cili bën pjesë në Mesdhe dhe njihet si një ndër vendet më aktive sa i takon tërmeteve, në glob. Kjo për arsye sepse në rang botërorë, rreth 80 për qind e tërmeteve ndodhen në unazën e djathtë të Paqësorit, i cili ka një numër të madh tërmetesh. Ndërsa 15 për qindëshi tjetër ndodhet në Mesdhe, ku bën pjesë dhe vendi ynë.

    – Në cilën kategori tërmetesh bën pjesë vendi ynë?

    -Tërmetet ndahen në disa kategori; mirkotërmetet që janë deri në 3 rihter, tërmete të vegjël 3-5 rihter dhe pastaj këto quhen tërmete të moderuara, mesatare 5-7 rihter. Ndërsa tërmetet mbi 7 rihter nuk kanë qenë karakteristikë e vendit tonë.

    – Kur nisën aktivitetet e parë për studimin dhe krijimin e Qendrës Sizmologjike në vendin tonë?

    -Por zhvillimi në botë i sizmologjisë, sidomos gjatë shekullit të kaluar, në 1902, që u ndërtua sizmometri i parë që regjistroi tërmetin e parë në Gjermani, erdhi duke u zhvilluar dhe në vendet e tjera të Europës. Më pas këto rrjete regjistruan më vonë dhe tërmetet e rëna në vendin tonë, ndaj ka të dhëna instrumentale në lidhje me to. Kurse vetë rrjeti sizmologjik filloi punën e tij në vitin 1968 në stacionin e parë në Tiranë, në Linzë dhe në vitin 1972 u krijua një Qendër Sizmologjie, e cila përbëhej nga një rrjet sizmologjik që mori formën e tij të plotë në vitin 1983, me 12 stacione sizmologjike.

    – Duke pasur parasysh që instituti i Sizmologjisë ka një hartë, e cila paraqet zonat aktive sizmologjie, a merren ato parasysh nga ndërtuesit?

    -Në kemi një hartë, të cilën e ka përgatitur Instituti i Sizmologjisë, të cilën ndërtuesit e konvertojnë në nxitim dhe ata marrin masa sipas zonave. Ndërtuesit interesohen për zonat aktive sizmike, që i presin me breza sizmik, për t’i rezistuar një tërmeti sipas zonave përkatëse ku bëhen ndërtimet. Duhet thënë se disa zona janë 7 -ballshe, disa 8 -ballshe dhe disa 6.

    BREZI I ZONAVE TË RREZIKSHME NGA TËRMETET

    Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Shumica e tërmeteve të fortë ndodhin në 4 breza sizmik mirë të përcaktuar, si vijon:

    -Brezi tërmetor Joniko-Adriatik në buzën lindore të mikropllakës së Adrias me shtrirje veriperëndim-juglindje;

    -Brezi tërmetor Peshkopi-Korçë me shtrirje veri-jug;

    -Brezi tërmetor Lushnje-Elbasan-Dibër me shtrirje verilindore;

    -Brezi tërmetor Vlorë-Tepelenë me shtrirje verilindore