Zona bregdetare pa ambulancë

    461
    Sigal

    Gjithë plazhi me dy  mjekë, urgjencat drejt Durrësit e Tiranës

    Gjithë zona bregdetare ka vetëm dy mjekë dhe dy infermiere, të cilat u shërbejnë non-stop 24 orë mbi 350 mijë pushuesve. Realisht atje ka patur para shumë vitesh një ambulancë e cila shërbente për 12 mijë banorët e asaj zone deri në vitin 1992, por shumë shpejt atje filluan të vinin qindra e mijëra familje nga gjithë qytetet dhe fshatrat e vendit, duke e rritur numurin e popullsisë. Plazhi gjatë sezonit veroro-turistik, i kalon 350 mijë personat në ditë të zakonshme dhe mbi 550 mijë të tillë në ditët e shuna dhe të djela. Dhe të mendosh se gjithë urgjencat dhe shërbimet e tjera shëndetësore t’i kryejnë dy mjekë dhe dy infermierë. Realisht Durresi nuk vuan për numur mjekësh, madje vitet e fundit ai ka me tepricë, pasi kanë ardhur me dhjetra nga rrethet e tjera të vendit, duke u ngulur në spitale dhe ambulancat e lagjeve të qytetit, duke lënë bosh plazhin, dhe zonat e tjera periferike apo edhe fshatrat. Në çdo sezon veror, lind nevoja e kompletimit të personelit shëndetësor edhe në plazh. Rastet e shumta të infektimit, helmimeve, infarkteve, apo urgjencave të ndryshme, deri tek mbytja e një fëmije një ditë më parë, kanë lindur nevojën e ngutshme të masave për plazhin. Nevoja urgjente plazhi ka sot për një ambulance bashkohore të pajisur me personel, me pajisje, automjete (dhe jo qerre), dhe kushte bashkohore, të cilat do t’i presin rrugën sorollatjeve të mijëra banorëve hallexhinj të asaj zone, të cilët edhe për një recetë apo për një grafi, u duhet të shkojnë në Durrës, duke mos mundur të mbarojnë punë edhe atje. Rritja (e përkohshme ) e numurit të popullsisë gjatë sezonit veror, duket se nuk ka shqetësuar askënd lidhur me rritjen e problemeve shëndetësore të zones së plazhit. Veç mungesave të ujit dhe dritave, sinjalit telefonik dhe kanalizimeve, tashmë banorët e plazhit, po përvallen edhe me mungesën e kujdesit shëndetsor. Çdo ditë pranë Spitalit të Durrësit p[or edhe në Urgjencën e Tiranës paraqiten me qindra njerëz të moshave nga 1 deri 71 vjeç, të cilët kërkojnë shërbime të shpejta dhe të sakta shëndetësore, por gjithmonë atje gjejnë rradhët e gjata dhe mungesën e personelit të bluzave të bardha. Ky realitet e ka shoqëruar edhe këtë sezon turistik plazhin më të madh publik, i cili bashkë me problemet dhe temperaturat e larta atmosferike dhe politike që mbart me vehte, ka sjellë edhe harresën e drejtuesve të Shëndetësisë, dhe dikastereve qeveritare.

    ARTUR  AJAZI