Zjarri në Vermosh “përplas” zjarrfikëset me deputetin e PS në Shkodër Stërkaj

436
Një vatër zjarri aktive prej tre ditësh në një masiv pyjor në Vermosh të Malësisë së Madhe ka “përplasur” PMNZSH e Shkodrës me deputetin Paulin Stërkaj. Duke qënë se terreni për të ndërhyrë zjarrfikësit është e vështirë, Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj ka kërkuar ndërhyrje nga ajri. Sipas tij zjarri rrezikon banesat dhe duhet të ndërhyhet urgjentisht. “Zjarri është rreth 20 metra larg banesave prandaj kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri”. Menjëherë pas tij ka reaguar Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH) në Shkodër, nëpërmjet kryetarit Zamir Sylja. Sipas tij, zjarri nuk i rrrezikon banesesat dhe se ndëryhrja nga ajri është e panevojshme.
Sigal