Zjarri në Tiranë merr përmasa të frikshme, bllokohet qarkullimi, evakuohen banorët

625
Sigal

Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në rrugën “Siri Kodra” vijon të përhapet me shpejtësi. Flakët kanë përpirë një magazinë në zonën e njohur si “Frigoriferi” në kryeqytet.

Magazina me mallra industriale ndodhet pas një karburanti në këtë zonë, por për momentin sipas policisë nuk rrezikohet nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë qenë fillimisht tre zjarrfikëse që po operonin për shuarjen e flakëve, ndërsa më pas kanë shkuar edhe dy zjarrfikëse të tjera.

Qarkullimi në këtë zonë është bllokuar për të lejuar lëvizjen e autoboteve me ujë por edhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Po kështu po evakuohen edhe banorët pasi flakët shkojnë në 30 metra.